Londinezët lexuan në gazeta lajmin për vdekjen e mbretit George VI, më 6 shkurt 1952. Ai ishte 56 vjeç kur vdiq në gjumë nga një trombozë koronareNjë turmë e mbledhur jashtë Pallatit Buckingham, pas lajmit për vdekjen e MbretitKryeministri Winston Churchill largohet nga pallati mbretërorElizabeth, mbretëresha e re, u kthye nga Kenia, më 7 shkurt 1952. Ajo ishte 25 vjeçe kur ndodhi vdekja e papritur e babait të sajCeremonia për ngjitjen në fron të Mbretëreshës Elizabeth II, u mbajt në Londër, më 8 shkurt 1952Një karrocë që mbante arkivolin e Mbretit bën rrugën nga Sandringham në stacionin Wolferton në Norfolk, përpara se të transportohej në Londër, më 11 shkurt 1952Arkivoli u mor nga një tren në Stacionin King's Cross në Londër për t'u dërguar në Westminster Hall, ku Mbreti do të qëndronte deri në funeralin e tijNëna Mbretëreshë, Mbretëresha Elizabeth II dhe Princesha Margaret në momentin e mbërritjes së arkivolit të Mbretit në Westminster Hall, më 11 shkurt 1952Arkivoli i Mbretit në Westminster HallBoksieri britanik Alex Buxton, shfaqet në mesin e vajtuesve që presin në radhë për t'i bërë nderimet e tyre MbretitProcesioni i funeralit të Mbretit, kalon nëpër Londër, më 12 shkurt 1952 Disa qytetarë mbajnë pasqyra për të parë mbi kokat e të tjerëvePunëtorët duke parë nga dritaret e zyrës procesionin e varrimit, më 15 shkurt 1952Arkivoli i Mbretit bën rrugën e tij nëpër rrugët e LondrësPunëtorët e hekurudhave bëjnë nderimet e tyre, ndërsa treni që mban arkivolin e Mbretit niset nga stacioni Paddington për në WindsorFunerali i Mbretit në Kështjellën Windsor, më 15 shkurt 1952Mbretëresha Elizabeth II dhe burri i saj, Princi Philip
Mbretëria e Bashkuar po mban zi për Mbretëreshën Elizabeth II, që u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare. Elizabeth mori fronin pas vdekjes së të atit të asaj, Mbretit George VI, i cili vdiq në vitin 1952. Fotografitë e shkrepura në funeralin e George VI, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar gjithçka, përpos respektit dhe dashurisë së popullit britanik për familjen mbretërore.
Ashtu sikurse ka ndodhur ditët e fundit, turmat e njerëzve u dyndën në Londër edhe në shkurt të vitit 1952, me shpresën për të parë procesionin funeral të George VI. Protokolli dhe ceremonia kanë mbetur pothuajse të njëjta, por njerëzit dhe stili i jetës ishte krejt ndryshe. Në atë kohë, pothuajse të gjithë ishin të veshur më formalisht, me një kapele dhe pallto. Pas Luftës së Dytë Botërore, situata ishte ende e vështirë dhe njerëzit vuanin edhe për ushqim, që shpërndahej me racione.
Pak shtëpi kishin televizor apo radio, kështu që zgjidhja e vetme për të parë funeralin e mbretit ishte të dilnin në rrugët e tejmbushura me njerëz. Shumë prej tyre nga pamundësia për të qenë në rresht të parë, mbanin pasqyra nëpër duar për të parë arkivolin.
Fotogaleria e mësipërme paraqet disa nga momentet kryesore nga funerali i Mbretit George VI. (A2 Televizion)