All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Si e zbuloi 55-vjeçarja që ishte me kancer falë qenit, veprimi i tij i papritur i shpëtoi jetën

Nga A2 CNN
23 Qershor 2023, 21:24 | Bota
Si e zbuloi 55-vjeçarja që ishte me kancer falë qenit, veprimi
All - Paragraf - 1

Luna është qeni që është shndërruar në një hero për gruan në Mbretërinë e Madhe. Ajo ka rrëfyer se marrëdhënia e saj me qenin nuk ka qenë më e mira, pra nuk ka pasur një lidhje aq të fortë dashurie me të sa anëtarët e tjerë të familjes, por në një moment krejt papritur gjithçka ndryshoi. Një ditë qeni “iu hodh” në gjoksin e djathtë dhe që prej asaj dite i qëndronte aty pranë pa pushim.

Fillimisht Trisha Allison tha se nuk e kuptonte se si qeni filloi që të ishte kaq i dashur përkundrejt saj, por 2 javë më pas filloi që të ndjente dhimbje gjoksi dhe shkoi duke bërë një vizitë, ku kuptoi se vuante nga kanceri.

All - Paragraf - 3

“Po të mos ishte Luna, nuk do ta kisha zbuluar se vuaja nga kanceri”, tha 50-vjeçarja britanike për agjencinë e lajmeve SWNS.

Nëna britanike e dy fëmijëve deri më tani i është nënshtruar dy operacioneve për heqjen e tumoreve dhe po pret që mjekët t'i bëjnë të ditur nëse do t'i duhet t'i nënshtrohet kimioterapisë.

“Kur mjekët thonë, ‘Më vjen keq t’ju ​​them se është kancer’, ju ndiheni sikur e gjithë bota juaj po rrëzohet. Është e vështirë të shpjegosh se si ndihesh”, argumentoi Alison.

All - Paragraf - 6

Megjithatë, pavarësisht ankthit që e ka pushtuar, Alison ndihet tepër mirënjohëse ndaj qenit të saj që e ndihmoi ta zbulonte sëmundjen në kohë.

Ndjesia e nuhatjes shumë e ndjeshme e qenve është përdorur për dekada për të zbuluar armët dhe drogat, e ndërsa tashmë shkencëtarët në mbarë botën kanë nisur të eksperimentojnë me aftësinë për zbuluar kancerin, por është e vështirë për të kuptuar se si ia dalin ta ndjejnë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos