
Mesazhet e komisioneres së Punëve të Brendshme në Bashkimit Evropian, Ylva Johansson janë diskutuar në studion e emisionit Absolut 4 në A2 CNN. Alba Çela nga Instituti për Studime ndërkombëtare u shpreh se rruga ndërmjet integrimit ka kaluar përmes kushteve. Sipas saj mesazhet e komisioneres për respektimin e ligjit, azilkërkuesit dhe zgjedhjet janë çështjet më vendimtare.
“Rruga ndërmjet integrimit ka kaluar përmes kushteve. Disa kushte janë plotësuar, por duhet kuptuar. Ka një masë kritike të arritjeve që vlerësohet nëse një kusht është përmbushur apo jo. Mesazhet që u përcollën janë në kornizën e respektimit të ligjit, numri i azilkërkuesve mbetet një nga çështjet më sensitive në BE dhe zgjedhjet janë një pikë vendimtare. Nuk mund të pretendojmë ne që nëse procesi i zgjedhjeve nuk përmbush standardet mund të thueht që 5 kushtet janë përmbushur. Të gjithë ndërkombëtarët përsërisin standardet e zgjedhjeve për zhvillimin demokratik të vendit”.
I çuditur Gjergji Vurmo e konsideron konferencën e përbashkët për shtyp të komisioneres Ylva Johansson me kryenegociatorin Mazi si një ngërç, pasi ishte planifikuar me kryeministri Rama. Sipas tij kjo interpretohet me faktin që Ramës nuk i kanë pëlqyer mesazhet e komisioneres gjatë vizitës së në Shqipëri.
“Ka një lloj ngërçi ishte planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp me Ramës dhe komisioneren e BE. Çudia ishte që doli zoti Mazi, një kryenegociator që nuk ende nuk ka filluar punë. Një konferencë për shtyp në Kryeministri duhet të jetë kryeministri ose zëvendësi i tij.
Mesazhi që dikush duhet të interpretonte ishte që mbase nuk i pëlqyen mesazhet e komisioneres në Shqipëri. Janë mesazhe që drejtojnë gishtin te ato fusha që duhet të kishe vepruar më mirë”.
Nga ana e tij Gledis Gjipali e sheh situatën e ngërçit edhe më gjerë pasi hapja e negociatave me konferencën e parë ndërqeveritare është komplikuar edhe nga ngërçi i krijuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Dhen këto kushte, thotë Gjipali, priten zgjedhjet në Shqipëri dhe zgjidhja e ngërçit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
“Çështja e hapjes negociatave me konferencën e parë ndërqeveritare është komplikuar edhe për Maqedoninë e Veriut me Bullgarinë se ka një ngërç që duhet zgjidhur mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, priten edhe zgjedhjet në Shqipëri nëse do të ketë ecur dhe problemi i Maqedonisë së Veriut për të dhënë një përgjigje për të dy vendet, afatet dhe kërkesat ndaj Shqipërisë mund të quhen pjesërisht të plotësuara. Ka disa vende anëtare që nuk janë të bindura, por Shqipëria ka avancuar mjaftueshëm për të shkuar te Konferenca e parë ndërqeveritare. Shqipëria ka kushte të tjera për të plotësuar. I gjithë shteti shqiptar të jetë vlerësuar maksimalisht dhe pa pasur asnjë rezervë për të ecur me negociatat”.
Komisionerja e Punëve të Brendshme në Bashkimit Evropian, Ylva Johansson vizitoi dy ditë më parë vendin tonë ku theksoi problemet me kërkesat e pabazuara për azil dhe zgjedhjet e 25 prillit . Ajo apeloi që të vazhdohen reformat sa i takon azilit dhe u bëri apel partive për përzgjedhjen e kandidatëve në 25 prill. (A2 Televizion)