Si iu përgjigj qeveria krizës ekonomike nga koronavirusi?

Nga A2 CNN
29 Korrik 2020, 21:15 | Aktualitet

Parlamenti miratoi sot rishikimin e tretë të buxhetit, duke reflektuar në treguesit kryesorë krizën që po shoqëron pandeminë e COVID-19. Qeveria pranon se ekonomia shqiptare do të vuajë këtë vit nga një recesion-4.3%, që gjithsesi mbetet sërish shumë më optimiste sesa partnerët ndërkombëtarë, si FMN, Banka Botërore e BERZH, që parashikojnë një recession nga -5% në -9% për vendin tonë këtë vit. Që prej 9 marsit, kur zyrtarisht u shfaq edhe rasti i parë me koronavirus në Shqipëri, qeveria ka zbatuar dy paketa ndihme, me masa kryesisht sociale, teksa ka premtuar një plan afatgjatë 10-vjeçar, të emërtuar prej saj si “Shqipëria 2030”’. Paralelisht, kryeministri ka lançuar publikisht disa projekte të mëdha infrastrukturore, duke marrë angazhimin për ti realizuar ato, duke filluar nga viti i ardhshëm. A është kjo përgjigja e duhur për ekonominë dhe si pritet të jenë financat e gjithsecilit dhe ato të përbashkëta në vijim? Në “A2 Business Week” u bë një bilanc i gjendjes së ekonomisë në mbyllje të këtij sezoni, por edhe të sfidave që na presin duke filluar nga shtatori. Të ftuar: Milva Ekonomi, kryetare e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave Elisabeta Katiaj, eksperte ekonomie Klodian Muço, ekspert ekonomie (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos