
Gazetari i A2, Jul Kasapi, raporton se burime jo zyrtare i kanë thënë se arrestimi i Kelmend Balilit është bërë pas negociatave.
Mësohet se vetë drejtori i përgjithshëm i shtetit, Ardi Veliu ka bërë negociata me Balilin dhe më pas është bërë edhe ndalimi i tij. Policia ka bërë shoqërimin e Klement Balilit më tej nga Delvina në drejtim të Tiranës, ku fillimisht është vendosur në paraburgimin e komisariatit numër 6 në Kombinat e më tej është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Ndërkohë, akovati i Balilit, Theodhori Sollaku u shpreh se klienti i tij u vu në pranga pas negociatave.
“Nuk i është shmangur në asnjë moment drejtësisë. Është negociuar mes policisë dhe familjarëve. Garanci vetëm ligjore. Jemi në përfundim të procedurave të fazës së hetimit. Provat për fat të keq janë të dyshimta. Nuk ka asnjë bisedë të përgjuar”, tha Sollaku. (A2 Televizion)