​Si po planifikon Rusia sabotazh në Detin e Veriut?

Nga A2 CNN
19 Prill 2023, 10:26 | Bota

Rusia ka një program për të sabotuar fermat e erës dhe kabllot e komunikimit në Detin e Veriut. Detajet vijnë nga një hetim i përbashkët nga transmetuesit publikë në Danimarkë, Norvegji, Suedi dhe Finlandë.

Sipas hetimit, Rusia ka një flotë anijesh të maskuara si anije peshkimi dhe anije kërkimore në Detin e Veriut, shkruan BBC. Ata mbajnë pajisje mbikëqyrjeje nënujore dhe po përcaktojnë vendet kryesore për sabotim të mundshëm.

BBC bën me dije gjithashtu se, zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar janë në dijeni të anijeve ruse që lëvizin nëpër ujërat e Mbretërisë së Bashkuar, si pjesë e programit.

E para nga një seri raportesh do të transmetohet të mërkurën nga "DR" në Danimarkë, "NRK" në Norvegji, "SVT" në Suedi dhe "YLE" në Finlandë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos