Përshkallëzohet lufta, vdes në frontin e parë një ish-deputet ukrainas

Nga A2 CNN
19 Prill 2023, 09:34 | Bota

Një ish-deputet ukrainas ka rënë në frontin e luftës. Bëhet fjalë për Oleh Barna, 55 vjeç, i cili i ishte bashkuar me Forcat e Armatosura të Ukrainës si vullnetar menjëherë, pasi filloi pushtimi rus i vendit më 24 shkurt 2022.

Barna, një aktivist dhe politikan për të drejtat e njeriut, ishte deputet nga viti 2014 deri në vitin 2019.

Forcat ruse kanë nisur një sulm me dron gjatë natës në rajonin Odessa të Ukrainës jugore, duke synuar infrastrukturën e paidentifikuar.

Yuri Kruk shefi i administratës ushtarake të qarkut të Odessa-s tha se falë punës së mbrojtjes ukrainase, pjesa më e madhe e sulmeve u asgjësuan, por fatkeqësisht pati shkatërrime të infrastrukturës publike.

Forcat ruse kanë nisur një sulm me dron gjatë natës në rajonin Odessa të Ukrainës jugore, duke synuar infrastrukturën e paidentifikuar.

Yuri Kruk shefi i administratës ushtarake të qarkut të Odessa-s tha se falë punës së mbrojtjes ukrainase, pjesa më e madhe e sulmeve u asgjësuan, por fatkeqësisht pati shkatërrime të infrastrukturës publike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos