All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Si vijon lufta në Ukrainë? Putin kërkon mendimin e gjeneralëve

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2022, 09:52 | Bota
Si vijon lufta në Ukrainë? Putin kërkon mendimin e
All - Paragraf - 1

Ndërkohë që sulmet ruse kanë marrë një tjetër drejtim në Ukrainë, duke shënjestruar në përgjithësi objektet infrastrukturore të rëndësisë së veçantë, presidenti Vladimir Putin zhvilloi një takim me krerët e ushtrisë që drejtojnë ofensivën e nisur prej muajit shkurt.

Kreu i Kremlinit qëndroi për disa orë në zyrat qendrore të ushtrisë për të diskutuar me komandantët dhe gjeneralët për mënyrën se si do të vijojnë lufta në Ukrainë.

All - Paragraf - 3

Sipas mediave shtetërore, Putin ka kërkuar mendim nga strategët e luftës për hapat e radhës që do të ndiqen, në një kohë kur shërbimet sekrete perëndimore dhe ukrainase kanë paralajmëruar një ofensivë të re ruse me nisjen e pranverës.

Putin shoqërohej në këtë takim nga ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefi i Forcave të Armatosura Valeriy Gerasimov.

Prania e gjeneralit Gerasimov i jep fund zërave që qarkullojnë në internet se ai ishte shkarkuar nga posti i tij. 67-vjeçari është vënë në shënjestër të kritikave intensive nga komentuesit, të cilët e kanë akuzuar se është tepër i kujdesshëm. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos