Siguria dhe eksportet ushqimore, Putin dhe Erdogan sot në Iran. Takimi i parë pas luftës

Nga A2 CNN
19 Korrik 2022, 10:46 | Bota
Siguria dhe eksportet ushqimore, Putin dhe Erdogan sot në Iran. Takimi i

Sot është një ditë mjaft e rëndësishme për paqen dhe sigurinë ushqimore globale. Irani do të shndërrohet në kryeqendër të politikës botërore për pak orë pasi organizon takimin mes presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin.

Çështje të sigurisë dhe zbatimit të planit të Kombeve të Bashkuara për eksportin e grurit nga Ukraina, pritet të jenë në agjendë, në ballafaqimin e parë me prezencë fizike të dy liderëve që prej nisjes së luftës.

Erdogan ka mbërritur tashmë në Teheran, ndërsa Putin i është drejtuar kryeqytetit iranian. Përpara nisjes nga Moska, presidenti rus pranoi se sanksionet e perëndimit janë një barrë mjaft e rëndë dhe pretendoi se vendi i tij nuk mund të izolohet nga pjesa tjetër e botës. Presidenti turk bëri një lëvizje, në pamje të parë për të kënaqur homologun rus, duke paralajmëruar bllokimin e zgjerimit të NATO-s.

Erdogan përsëriti se nëse Suedia dhe Finlanda nuk përmbushin pikat e marrëveshjes së Madridit, i gjithë procesi i anëtarësimit të tyre në aleancën ushtarake, do të ngrihet. Sakaq, raportime pozitive kanë ardhur nga Ankaraja sa i përket zhbllokimit të eksporteve ukrainase, duke konfirmuar se Kievi dhe Moska janë pranë nënshkrimit të një ujdie për korridoret e sigurt të lundrimit të anijeve të mallrave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos