Siguria kibernetike, Begaj thërret nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar

Nga A2 CNN
12 Qershor 2023, 11:21 | Politikë
Siguria kibernetike, Begaj thërret nesër mbledhjen e Këshillit

Presidenti Bajram Begaj ka thirrur nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në fokus të së cilës është siguria kibernetike.

Shqipëria gjatë verës së kaluar u sulmua nga hackera iranian, për rrjedhojë disa faqe qeveritare u bllokuan për disa javë, e nisur nga kjo, në mbledhjen e nesërme pritet të bëhet një analizë e gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballet vendi ynë në këtë drejtim.

Të gjitha institucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra nga në muajt Tetor 2022 dhe Janar 2023.

Pjesëmarrës në këtë mbledhje do të jenë:

1. Kryetari Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Sh.S. Zonja Lindita NIKOLLA
2. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Zoti Edi RAMA
3. Zv/Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Zonja Belinda BALLUKU
4. Ministri i Mbrojtjes, Zoti Niko PELESHI
5. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Zonja Olta XHAÇKA
6. Ministri i Drejtësisë, Zoti Ulsi MANJA
7. Ministri i Brendshëm, Zoti Blediar ÇUÇI
8. Minstri i Finacave dhe Ekonomisë, Zonja Delina IBRAHIMI
9. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Nasip NAÇO
10. Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Arben KINGJI
11. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet RRUMBULLAKU
12. Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Zonja Vlora HYSENI

Në këtë mbledhje janë ftuar të marrin pjesë edhe:
1. Zv/Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Ferdinand XHAFERAJ
2. Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Zoti Igli TAFA
3. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Zonja Mirlinda KARÇANAJ (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos