Siguria kibernetike, Rama në Tel Aviv takon themeluesin e teknologjisë së lartë të Izraelit

Nga A2 CNN
21 Qershor 2023, 13:14 | Aktualitet
Siguria kibernetike, Rama në Tel Aviv takon themeluesin e teknologjisë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Izrael, ku mesa duket fokusi ka qenë te siguria kibernetike. Në një postim në Facebook kreu i qeverisë shqiptare shkruan se është takuar me Gil Shwed, liderin e teknologjisë së lartë të Izraelit.

“Tel Aviv - Një vizitë tejet mbresëlënëse në kompaninë CheckPoint, lider botëror në Sigurinë Kibernetike, ku pata privilegjin e takimit me themeluesin e saj, legjendën e teknologjisë së lartë në Izrael, Gil Shwed”, shkruan Rama.

Kjo vizitë vjen një ditë pas aksionit të Policisë me urdhër të SPAK-ut, të zhvilluar në kampin e muxhahedinëve në Tiranë, pas dyshimeve se disa anëtarë të MEK janë përfshirë në aktivitet kriminal. Veprat penale për të cilat po hetohet janë: përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike; ndërhyrje në të dhënat kompjuterike; ndërhyrje në sistemet kompjuterike; keqpërdorim i pajisjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos