Siguria në shkolla, çfarë do ndryshojë këtë vit që do ta bëjë më të sigurt "perimetrin e shkollës"

Nga A2 CNN
4 Shtator 2023, 20:17 | Aktualitet

“Policia e Shtetit ka detyrën e garantimin e sigurisë publike në të gjitha format e saj. Kur prindërit, gjyshërit i çojnë fëmijët në shkollë, ata ja besojnë fëmijët shtetit. Kjo vlen për të gjitha institucionet private apo publike, kudo që ti kenë të regjistruar. Kur i dorëzojnë, dhe kur do t’i dorëzojnë fëmijët tek dera e shkollës, prindërit duhet të jenë këtë vit, më të sigurt se vitin e shkuar se asnjë problematikë, asnjë gjë e keqe nuk mund t’ju ndodh atyre, jo vetëm brenda, por edhe përreth mjediseve të shkollës, ku ata natyrshëm kalojnë kohë të gjatë dhe pas orarit të mësimit.” Ky ishte me pak fjale premtimi i Ministrit te rendit, Taulant Balla ne vigjilje te vitit te ri shkollor, dhe se bashku me ministren e Arsimit, u tha se janë gati disa masa qe do te merren per ta bere konkrete kete nisme... por si? Ne bisedojme me ekspertin e sigurise Fatjon Softa, pikërisht për këtë çështje që ka të bëjë me sigurinë në institucionet arsimore, dhe si mund të arrihet maksimumi në këtë rast. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos