
Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar të ndërpresin ndarjen e informacioneve të inteligjencës me Ukrainën, nëse Kievi nuk ndalon sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës. Është zbulimi I fortë që bën gazeta britanike Financial Times disa orë pasi Kievi dhe Uashingtoni njoftuan një ujdi të madhe për naftën, që parashikon heqjen e sanksioneve amerikane dhe hedhjen në treg të sasive të mëdha të dizelit nga Moska.
Sipas raportimeve, mesazhi u përcoll gjatë takimit në Miami mes negociatorëve ukrainas dhe të dërguarve të posaçëm të Trumpi Steve Witkoff, dhe Jared Kushner.
Siç thuhet përplasja mes palëve ka bërë që delegacioni ukrainas të shkurtojë vizitën e planifikuar dyditore në Florida dhe të kthehet më herët në Ukrainë. Megjithatë, pala amerikane ka kundërshtuar këtë version të ngjarjeve.
Sipas saj, përfaqësuesit amerikanë janë kufizuar në shpjegimin se sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse po shkaktonin probleme në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë Axios pretendon se, Donald Trump ka vendosur të arrijë marrëveshjen me Rusinë për naftën dizel pasi, sipas burimeve të cituara nga media, Zelensky nuk iu përgjigj kërkesave të përsëritura amerikane për të ndalur sulmet ndaj rafinerive ruse.
Presidenti ukrainas, e ka kritikuar ashpër marrëveshjen mes Moskës dhe Uashingtoni, duke paralajmëruar se ajo ishte njëdhuratëe për Rusinë që do të siguronte më shumë financime për të vazhduar luftën.
Ndërkohë, Moska ka njoftuar se është e gatshme të furnizojë tregun amerikan me 300 mijë tonë naftë dizel në tetor, 500 mijë tonë në nëntor dhe një milion tonë në dhjetor. (A2 Televizion)