Simeone: Nuk ishte Griezmann humbja më e madhe për ne

Nga A2 CNN
11 Tetor 2019, 15:17 | Futboll

Diego Simeone deklaroi se nuk ishte Antoine Griezmann humbja më e madhe e skuadrës së tij gjatë verës, por ishte largimi i mbrojtësi Lucas Hernandez.

Të dy francezët lanë kryeqytetin spanjoll në verë, sulmuesi u transferua në Katalunjë te Barcelona, ndërsa mbrojtësi zgjodhi Gjermaninë dhe Bayern Munchen. Por trajneri argjentinas mendon se lojtari që i mungon më tepër skuadrës është Hernandez.

“Largimi i Lucas na dëmtoi më tepër, ai ishte lojtar që vinte nga akademia”, tha Simeone për mediat spanjolle. Griezmann zgjodhi përfundimisht të linte Atletico-n dhe t’i bashkohej katalanasve, por Simeone kishte vetëm fjalë të mira për numrin 7. “Kam folur disa herë me të që kur u largua. Ajo ishte skuadra me të cilën donte të luante. Nuk kam dyshime që do të kete sukses atje, sepse është djalë i urtë dhe punëtor”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos