Sindikata konfirmon për vijim të protestës deri në plotësimin e kërkesave

Nga A2 CNN
17 Tetor 2022, 12:50 | Aktualitet
Sindikata konfirmon për vijim të protestës deri në

Viti i ri akademik nisi me bojkot të mësimit nga pedagogët, ashtu siç ishte paralajmëruar. Kjo situatë u vu re thuajse në të gjitha universitetet në vend dhe pedagogët u deklaruan të vendosur në kërkesat e tyre për rritje rroge. Studentët e viteve të para janë ulur sot në auditorë, por mbetet e paqartë se si do të vijojë procesi mësimor.

Kreu i sindikatës se pedagogëve, Sandër Kovaçi, tha për mikrofonin e A2 CNN se bojkoti do të vijojë çdo ditë derisa kërkesat të plotësohen. “Sot nuk ka mësim fare. Edhe ne nuk do të kemi asnjë ndryshim, do të vazhdojmë me protestën për arritjen e qëllimit tonë. Do të vazhdojë bojkoti”, tha Kovaçi.

Çfarë kërkojnë pedagogët?

Sindikata ka refuzuar propozimin e qeverisë për rritjen me 15% të pagave, 7% të përballuar nga qeveria dhe 8% nga buxheti i vetë universiteteve. Pedagogët kërkojnë rritje të rrogës me 50% brenda dy viteve.

Referuar thirrjes së ministres Kushi për dialog, Kovaçi theksoi se Ministria e Arsimit nuk ka pasur asnjë kontakt me ta për të zgjidhur situatën. “Deri tani jo, por shpresojmë që të kemi sa më shpejt në mënyrë që ta mbarojmë sa më shpejt. Kërkesat tona janë legjitime dhe do t’i kërkojmë deri në fund. Shpresojmë që kryeministri të bëjë një reflektim në mënyrë që t’i përgjigjet peticionit”.

https://a2news.com/2022/10/05/pa-fonde-dhe-te-keqpaguar-pedagoget-shqiptare-me-pagat-me-te-uleta-ne-rajon/

I pyetur rreth vijimit të mësimit në disa universitete në qytete të tjera të vendit, ai tha: “Rrethet janë një pjesë që vazhdojnë bojkot, disa janë në mësim, sepse janë të lirë. Ata që kanë mundësi të firmosin në disa bordero, përveç se të universitetit, mund të shkojnë në mësim. Por ideja është që, ata që mendojnë seriozisht për universitetin dhe e mendojnë si punë kryesore, janë të mirëpritur që të vazhdojnë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/17/mes-bojkotit-dhe-mesimit-nis-viti-i-ri-akademik/

A2 CNN Livestream

Latest Videos