
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan takohet sot me liderin rus Vladimir Putin. Në fokus të takimit që zhvillohet në Moskë do të jetë Siria.
Tërheqja e trupave amerikane ka sjellë nevojën për një rishikim të planeve të veprimit. Turqia dhe Siria mbështesin palë të ndryshme në konflikt, por vitet e fundit po bashkëpunojnë gjithnjë e më shumë për gjetjen e një zgjidhje politike ndaj konfliktit 7-vjeçar.
Në tryezë janë tre tema kryesore: krijimi i një zone të sigurisë në veri të Sirisë, një operacion i mundshëm i trupave turke në Manbixh dhe rritja e ndikimit të islamikëve të afërt me Al-Kaedën në Idlib.
Për të gjitha këto tema Turqia ka një vijë të kuqe; luftëtarët kurdë YPG. Kurdët mbështeten nga NATO e SHBA, por Ankaraja i konsideron ata si terroristë. (A2 Televizion)