
Situata e përhapjes së infektimit me Covid-19 në Bashkinë e Vlorës sa vjen e rëndohet më shumë. Rastet e shtuara tanimë pranohen si nga Urgjenca e spitalit rajonal, ashtu edhe nga mjekët e familjes.
Ndërkohë, që numri i tamponëve që u bëhen personave është shumë herë më i ulët, jo vetëm nga kërkesat, por rezulton shumë i ulët edhe me rastet që paraqiten në urgjencë apo edhe te klinikat dhe laboratorët privatë.
Shtimin e numrit të personave të infektuar me Covid-19 e pranojnë edhe mjekët e familjes, të cilët nuk ngurrojnë të shprehen se personat e infektuar mund të jenë shumë më tepër nga ato që vërtetohen zyrtarisht.
Covid-19 ka prekur edhe sistemin parashkollor në Bashkinë e Vlorës, ku deri më tani numërohen tri kopshte të mbyllura dhe disa dhjetëra mësuese dhe nxënës të prekur. (A2 Televizion)