Rastet me Covid, mbyllet sërish kopshti nr.2 në Vlorë

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2020, 09:46 | Aktualitet
Rastet me Covid, mbyllet sërish kopshti nr.2 në Vlorë

Pas konfirmimit të dy punonjësve me Covid-19 është mbyllur për të dytën herë brenda muajit kopshti nr. 2 në qytetin e Vlorës. 6 punonjëse të tjera i janë nënshtruar tamponit dhe janë në pritje të përgjigjes, por raportohet të kenë simptoma të ngjashme me ato të Covid.

Aktualisht, në qytetin bregdetar janë konfirmuar 2 mësues dhe 6 nxënës me koronavirus, ndërkohë që 19 mësues dhe 35 nxënës të tjerë janë karantinuar.

Gjithashtu, janë mbyllur 4 kopshte gjithsej, 3 në Vlorë dhe një në Orikum, si dhe janë karantinuar 16 edukatore, pasi 1 prej tyre ka rezultuar pozitive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos