Situata me zjarret, shkarkohet shefi i Zjarrfikëses Gjirokastër

Nga A2 CNN
20 Gusht 2021, 10:58 | Aktualitet
Situata me zjarret, shkarkohet shefi i Zjarrfikëses Gjirokastër

Shkarkohet shefi i Zjarrfikëses Gjirokastër, Kujtim Bizhga.

Duket se situata e ditëve të para të gushtit në Gjirokastër, me djegien e qindra hektarëve pyje e kullota, si dhe humbja e jetës së një çifti në fshatin Asim Zeneli, kanë qenë shkaqet e shkarkimit të Bizhgës.

Ka qenë vetë propozimi i kryebashkiakut Flamur Golemi për këtë lëvizje në krye të zjarrfikësve të Gjirokastrës, duke vendosur në krye gjeneral Pëllumb Shalarin, me një eksperiencë në fushën ushtarake. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos