Situata në Kosovë, Begaj telefonon Osmanin: Vetëm me dialog adresohen çështjet

Nga A2 CNN
1 Gusht 2022, 16:31 | Kosova
Situata në Kosovë, Begaj telefonon Osmanin: Vetëm me dialog

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një bisedë telefonike me homologen në Kosovë, Vjosa Osmani.

Ai u shpreh se i ka ndjekur me shqetësim ngjarjet në veriun e Kosovës dhe përshëndeti vendimin që autoritetet e Kosovës morën në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, për të shtyrë zbatimin e vendimit të reciprocitetit me Serbinë për çështjet e dakordësuara më herët.

“Vetëm nëpërmjet një dialogu konstruktiv dhe intensiv do të mund të adresohen drejtë të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë. Shqipëria do të vijojë të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e saj për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe të mbështesë fuqishëm vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”,  nënvizoi Presidenti Begaj gjatë bisedës telefonike me Presidenten Osmani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos