Situata në PD, Salianji: Ish-kryetari kërkon të rikthehet se aty ka mbetur vula dhe paratë

Nga A2 CNN
8 Qershor 2023, 11:15 | Politikë
Situata në PD, Salianji: Ish-kryetari kërkon të rikthehet se aty

“Ka ardhur koha që opozita të rikonceptohet si e tërë përpos njerëzve.”

Kështu është shprehur deputeti demokrat, Ervin Salianji, para gazetarëve, i pyetur rreth situatës aktuale në kampin e djathtë në të cilin ka pasur zhvillime ditëve të fundit.

“...Është sekuestruar vula, sigla, të ardhurat, paratë. Ka më shumë pretendentë për kryetarë sesa anëtarë. Kërkon të rikthehet ish-kryetari sepse aty nuk ka njerëz, por ka para. Dhe ato i interesojnë shumë, aq sa nuk i shpërndanë as për kandidatët as për këshillat bashkiakë për zgjedhjet e 14 majit. Demokratët duhet të reagojnë”, deklaroi Ervin Salianji para gazetarëve.

Deputeti demokrat u bëri apel kolegëve demokratë që të bëhen të gjithë bashkë në mënyrë që e djathta të mund të jetë konkurruese në zgjedhjet e ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos