A do drejtojë zgjedhjet për kreun e PD? Bardhi: Mua s’më bën askush lolo

Nga A2 CNN
7 Qershor 2023, 20:59 | Politikë
A do drejtojë zgjedhjet për kreun e PD? Bardhi: Mua s’më

Gazment Bardhi ka bërë me dije se nuk do e japë dorëheqjen nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike. I ftuar në A2 CNN, në emisionin “Debat” nga Alba Alishani, Bardhi tha se largimi i tij nuk ndihmon partinë. Nëse do të kishte ndodhur e kundërta, atëherë do të bënte një hap pas dhe do të largohej për t’i ardhur në ndihmë zgjidhjes së krizës.

“Nëse ndihmonte procesin ku është futur PD, do e kisha dhënë dorëheqjen dje”.

Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së

Dje Kryesia ka marrë vendimin që të zhvillojë zgjedhjet për kryetar të PD-së, por për Bardhin ky është një vendi anti-statutor, duke lënë të nënkuptuar se nuk do e drejtojë procesin zgjedhor.

“Unë do zbatoj statutin e PD, Kryesia merr vendimet e veta, por si sekretar i përgjithshëm unë zbatoj vendimet e partisë dhe statutin e PD, askush as nuk më imponohet dhe as nuk më kthen dot në lolo të interesave të ngushta. Ajo që unë them është se Sekretari i Përgjithshëm do të respektoj statutin. Dje ka ndodhur mbledhja,  po zbardhet vendimi, nuk jam njohur me një vendim të zbardhur dhe nuk kam qenë prezent kur është votuar, sapo të njohëm, do të ndërmarrë të gjitha hapat”.

Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së

Ndërsa analistët e shohin si një zhbërje të partisë Demokratike, Bardhi është nga ato figura që rreshtohet kundër kësaj teze. Për të, PD ekziston dhe do të vijojë të ekzistojë, ndonëse e pranon se konflikti i brendshëm e ka dobësuar si forcë politike.

“PD, nga konflikti brenda saj, është dobësuar, por PD është aty, demokratët janë aty dhe përgjegjësia dhe përgjegjshmëria jonë do duhet të bëjmë që këto demokratë t’i drejtojmë në fitore përballë kundërshtarit”.

Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së

Gazment Bardhi ka qenë një ndër figurat më të sulmuara në PD në mbledhjen e djeshme të Kryesisë, duke e bërë përgjegjës për situatën ku ndodhet partia, e ndërsa nuk kanë munguar as akuzat se si së bashku me deputetë të tjerë “po e dorëzojnë partinë te Sali Berisha”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos