
Bashkimi Europian shprehet i shqetësuar për tensionet që janë krijuar së fundmi në pjesën veriore të Kosovës dhe bën përgjegjëse për situatën veprimet e të dyja palëve.
“Kjo është shumë serioze dhe vjen sipasojë e përshkallëzimit që po shohim javëve të fundit. Është po ashtu vërejtjese si veprimet e të dyja anëve çojnë deri te kjo situatë”, ka thënë një zyrtar i BE-së në kushte anonimiteti.
Sipas burimit, EULEX-i është duke bashkëpunuar në terren edhe me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.
“EULEX, tashmë është duke ndihmuar Policinë e Kosovës, pas dorëheqjeve masive në veriun e vendit. Italia, për shembull, ka dërguar përforcime para disa javësh. Megjithatë ne nuk mund të plotësojmë100 përqind boshllëkun e lënë nga largimi i policëve me përkatësi etnike serbe”.
Sakaq, këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet tha se zgjedhjet për kryetarë të komunave në veri të Kosovës, duhet të shtyhen dhe se për këtë çështje do të diskutojë me udhëheqësit e Kosovës gjatë vizitës së tij në Prishtinë javën që vjen.
Sipas zyrtarit, Shtetet e Bashkuara mendojnë se nuk është koha e duhur për zgjedhje duke konsideruar ndjeshmërinë e situatës dhe dhunës së vërejtur gjatë 24 orëve të fundit.
Të enjten, Bashkimi Europian bëri të ditur se përfaqësuesi i Politikës së Jashtme, Josef Borrell kishte ftuar në një takim të ri kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksander Vuçiç. (A2 Televizion)