Teatri “Petro Marko”, “Në Plate” vepra që ironizon me katharsis hapjen e dosjeve të sigurimit

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 15:44 | Aktualitet
Teatri “Petro Marko”, “Në Plate” vepra që

Teatri i Vlorës ka vënë në skenën e Petro Markos, rreth gjysmë shekulli më parë dramën “Në Plate”, shkruar nga Fatos Arapi. Por, sot rikthehet me një tjetër ngasje.

Regjisori Leka Bungo po përgatit në Teatrin e Vlorës shfaqjen "Profesionisti", që ngjit në skenë edhe aktorin Viktor Zhusti.

"Profesionisti", një komedi e trishtë, vepra e dramaturgut të shquar Dushan Kovaçeviç, rrëfen një dramë të gjatë të shoqërisë shqiptare, atë të hapjes së dosjeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit gjatë regjimit komunist.

Regjisori Bungo tregon se rikthimi është më shumë se nostalgji që të rikthehet në një skenë që i ka munguar. 

Pjesë e kastit të aktorëve është edhe aktori i shquar, Viktor Zhusti, që duket se është përfshirë në këtë reflektim të veprës teatrale.

Me regji të Leka Bungos, skenografi të Drini Shehut dhe formulim muzike të Artur Dhamos, "Profesionisti" i Kovaçeviç jehon në teatrin e Vlorës që nga 20 janari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos