Situatë apokaliptike në ishull pas shpërthimit të vullkanit, kryeministri: Vetëm të vaksinuarit do të evakuohen!

Nga A2 CNN
11 Prill 2021, 19:06 | Bota

Një shtresë e madhe hiri dhe pluhuri ka mbuluar ishullin e Saint Vincent në Karaibe si pasojë e aktivizimit të një vullkani që kishte dekada që qëndronte në heshtje. Shpërthimet nga gryka e vullkanit “La Soufriere” ishin shumë të fuqishme dhe një re e madhe me hi arriti lartësinë 10 kilometra.

Situata e krijuar ka detyruar autoritetet të nisin menjëherë evakuimin e banorëve të ishullit. Megjithatë, një deklaratë e fundit e kryeministrit ka krijuar jo pak konfuzion te banorët. Kryeministri Ralph Gonsalves tha se vetëm banorët që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës ndaj koronavirusit do të lejohen të hipin në varkat e shpëtimit për t’u larguar nga ishulli.

Ekspertët kanë bërë të ditur se shpërthimet e vullkanit mund të zgjasin me javë të tëra, ndërsa ndihma, si çadra e maska, kanë mbërritur menjëherë në ishull nga shtetet fqinje.

Hiri dhe tymi zhytën disa pjesë të ishullit në errësirë thuajse totale mëngjesin e së dielës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos