Situatë kritike nga zjarret në zonën e Dropullit, ku flakët i janë afruar banesave, duke u përhapur me shpejtësi si pasojë e erës së fortë.
Zjarri është gati 100 metra larg zonës së banuar në fshatrat Lugar dhe Gorricë. Forcat zjarrfikëse dhe banorët e këtyre fshatrave si dhe vullnetarë të zonës po punojnë me intensitet për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, pas mungesës së helikopterit nga Tirana, dy avionë kanë ardhur nga Greqia dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. (A2 Televizion)


