Dy avionë të tjerë me shtetas afganë, mes të cilëve dhe fëmijë, kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë.
Në orën 03:50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës.
Ata u pritën nga zv.ministrja e MEPJ, Megi Fino. Ndërsa pak më parë mbërriti avioni i pestë nga Afganistani brenda 72 orëve me 28 persona në bord, të cilët u vendosen në Tiranë.
182 personat e mbërritur sot çojnë në 457 numrin e qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani. (A2 Televizion)