Skadon akti normativ, OFL nuk çon më formularë, SPAK merr frymë

Nga A2 CNN
4 Janar 2021, 16:13 | Aktualitet
Skadon akti normativ, OFL nuk çon më formularë, SPAK merr

Prej 1 janarit, Operacioni Forca e Ligjit ka pushuar së dërguari kërkesa llogarie mbi burimin e pasurisë drejt personave me të shkuar kriminale duke bërë që të mbyllet së bashku me vitin 2020.

I vetmi ndryshim i miratuar nga qeveria me firmë të zv.kryeministrit Erion Braçe është ai i datës 16 dhjetor, që parashikon shqyrtimin e të gjitha çështjeve që tashmë kanë mbërritur në SPAK dhe në Gjykatën e Posaçme.

Formularët e deklarimit të pasurisë i mbërritën rreth 600 individëve ndërsa edhe pse SPAK ka kërkuar në gjykatë  konfiskim e 45 pasurive, vetëm 11  prej tyre kanë kaluar në favor të agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. 

Ndërkohë, janë ende në fazë shqyrtimi edhe 56 kërkesa të tjera për konfiskim pasurie ndërsa për 9 pasuri gjykata e ka hequr sekuestron. Sipas të dhënave të OFL-së, ka rezultuar se 542 pasuri të dyshimta, janë në pronësi të lidhjeve kriminale, ndërsa për 128 të tilla Prokuroria e Posaçme ka hequr dorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos