Skandal në Angli, tifozi sulmon lojtarët kundërshtarë që po festonin në fushë

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2022, 17:03 | Futboll

Një tifoz i Leicester është arrestuar pasi hyri në fushë dhe goditi me grusht lojtarët e Nottingham Forest, të cilët ishin duke festuar golin e tretë të sfidës që e fituan 4-1 në Kupën e Mbretëreshës.

Tifozi arriti që të godasë disa lojtarë të ekipit kundërshtar, përpara se forcat e sigurisë të ndërhynin, ndërkohë që policia e arrestoi në flagrancë.

Me anë të një komunikate për shtyp, Leicester kërkoi ndjesë për tifozin e saj të çmendur: “Klubi është i shokuar nga një sjellje e tillë dhe i kërkon ndjesë Nottingham Forest dhe lojtarëve të tij, siguria e të cilëve u vu në rrezik. Tifozi në fjalë do të përjashtohet përjetë nga të gjitha ndeshjet e Leicester, brenda dhe jashtë fushe”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos