Sadio Mane ishte protagonisti i padiskutuar i finales së Kupës së Afrikës midis Senegalit dhe Egjiptit e zhvilluar në Kamerun, që pa fitoren e ekipit senegalez ndaj egjiptianëve të shokut të Mane në Liverpool, Mohamed Salah.
Finalja nuk ofroi shumë emocione, duke u vendosur me lotarinë penalltive që u vulos pikërisht ndaj Mane, pas dy gabimeve të kundërshtarëve. Brenda 90 minutave, emocioni më i fortë ishte pikërisht një penalllti, e gabuar kësaj here nga Mane në fillim të ndeshjes.
Senagali u shpall për herë të parë kampion i Afrikës në futboll Sadio Mane ishte protagonisti i padiskutuar i finales Finalja nuk ofroi shumë emocione, duke u vendosur me lotarinë penalltive që u vulos pikërisht ndaj Mane Mohamed Salah nuk u shfaq në formën e duhur Mane dhe Salah, shokë te Liverpool Sadio Mane
Kjo ishte triumfi i parë për vendin afrikan që kishte humbur në finale në edicionin e kaluar në 2019, ndërkohë që për Egjiptin do të ishte fitorja e tetë. (A2 Televizion)