Myrto Uzuni debuton përballë Realit, por nuk feston

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2022, 07:34 | Futboll
Myrto Uzuni debuton përballë Realit, por nuk feston

Futbollisti i kombëtares, Myrto Uzuni, ka debutuar këtë të diel me fanelën e Granada-s, edhe pse ne fund nuk arriti dot të festonte.

Madrilenët fituan me rezultatin minimal 1-0 në një ndeshje ku heroi ishte Asensio. Ndërkohë, Barcelona mposhti mes spaktaklit Atletikon e Madridit në Camp Nou, pasi gjithçka u mbyll me rezultatin final 4-2. Edhe pse pësoi gol që në minutën e 8 nga Carrasco, katalanasit përmbysën gjithçka me një supergol të Jordi Alba, një tjetër nga Gavi dhe një të tretë nga Araujo, të gjitha në pjesën e parë.

Në nisjen e pjesës së dytë, Barça shënoi sërish, kësaj radhe me Dani Alves, që kthehej të dërgonte topin në rrjetë me fanellën e katalanasve pas më shumë se 6 vitesh. Një ish i sfidës, Luis Suarez, shkurtoi diferencën në 4-2, por Atletico nuk pati më forcë për të tjerë gola, pavarësisht se Barcelona luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 69 pas kartonit te  kuq te  Dani Alvesh.

Me fitoren e sotme, skuadra e drejtuar nga Xavi ngjitet në vendin e katërt, me 38 pikë, duke zbritur në vendin e pestë pikërisht Atleticon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos