
Bledi Shkëmbi nuk do të jetë më në krye të bankinës së Dinamos. Palët kanë ndarë me marrëveshje rrugëtimin e tyre dhe konfirmuan lajmin pas një postimi në rrjetet sociale.
Siç tregohet, Shkëmbi ka pasur një takim disa orë me presidentin e klubit Ardian Bardhi dhe në fund u vendos që të mbyllnin kontratën përpara kohe.
Pas tij, dhe drejtori sportive i klubit Arbi Laçi ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij.
Drejtimin e ekipit do ta marrë Bledar Devolli, i cili do të ketë si ndihmës Erjon Xhafën. Dyshja do të drejtojnë “nëndetësen” për herë të parë, së bashku në derbin kundër Partizanit në Kupën e Shqipërisë. (A2 Televizion)