Skandal në derbin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, tifozët dhunojnë futbollistët

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2022, 14:30 | Futboll

Derbi shqiptar në Maqedoninë e Veriut mes skuadrës së Shkupit dhe asaj të Shkëndijës është ndërprerë për shkak të incidenteve të krijuara nga tifozët, të cilët hynë në fushë dhe sulmuan lojtarët.

U desh ndërhyrja e forcave policore për të qetësuar situatën.

Incidentet nisën pasi lojtari i Shkëndijës shënoi gol kundër Shkupit dhe shkoi të festojë para tifo-grupit “Shvercerat”, të cilët më pas të revoltuar hynë në fushë dhe filluan të sulmojnë lojtarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos