Milani “ngec” në transfertë, festë te Napoli

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2022, 22:40 | Futboll
Milani “ngec” në transfertë, festë te Napoli

Milani ka bërë një tjetër hap të gabuar në Serie A, duke u ndalur në një barazim pa gola në transfertë ndaj Cremoneses.

Pioli e nisi ndeshjen me mungesa të shumta, me Theo Hernandes e Giroud për shkak kartonësh, ndërsa la në stol edhe Leaon. Kuqezinjtë e dominuan takimin, por në fazën sulmuese patën vështirësi të shumta.

Tashmë, Napoli e sheh veten në krye të klasifikimit dhe me një diferencë prej 8 pikësh, kur janë luajtur vetëm 14 javët e para të kampionatit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos