
Pasditen e sotme, duke nisur prej orës 18:30, Shqipëria luan miqësoren me Katarin.
Kuqezinjtë e përbërë nga lojtarët e përzgjedhur nga kampionati do të zbresin në fushë në Marbeja të Spanjës.
Ashtu si në miqësoren jozyrtare me Arabinë Saudite, edhe kjo ndeshje nuk do të transmetohet në asnjë televizion. Ky ka qenë kushti kryesor i vendit organizator të Botërorit 2022, i cili do të nisë prej datës 20 nëntor. (A2 Televizion)