Në përgatitjen e një turneu ndërkombëtar për moshat U-17, në fushën e stërvitjes të Kamerunit u paraqitën vetëm 9 lojtarë. Arsyeja? Nga 30 të thirrurit nga drejtuesit e federatës afrikane, 21 prej tyre kishte një moshë ndryshe nga ajo e deklaruar. Padyshim, një moshë më të madhe.
Skandali i pohuar nga vetë federata ka bërë bujë në atë vend dhe hedh një hije tjetër mbi futbollin afrikan, shpesh herë i akuzuar për parregullsira në të dhënat personale të lojtarëve.
Një nga shembujt më të bujshëm ka qenë ai i ekipit U-21 të Nigerisë në vitin 1991, që duhet të organizonte Botërorin e mashave por u përjashtua sepse disa lojtarë dolën në moshë më të rritur.
Vitet e fundit, pas këtyre episodeve, FIFA e ka bërë të detyrueshme për lojtarët poshtë 18 viteve një rezonancë magnetike të pulseve.

Praktikisht, nga gjendja e kockave aty mund të përcaktohet me një saktësi 99% nëse personi nuk është më i mitur, pak a shumë me të njëjtën procedurë që përdoret për moshën e pemëve.
Jo të gjithë e dinë këtë në Kamerun, dhe me sa duket kombëtarja afrikane e kishte një fenomen të përhapur, saqë për të marrë pjesë në turne janë nevojitur lojtar të tjerë, sigurisht të mitur.
Shpesh herë agjentët e lojtarëve të rinj afrikanë, gënjejnë për moshën në tentativën për t’i zgjatur karrierën, dhe si pasojë kontratën e klientit të tij me ekipet kudo në botë. (A2 Televizion)