Skandali i Ukrainës, biznesmeni Parnas: Gjithçka u bë për zgjedhjet e 2020

Nga A2 CNN
16 Janar 2020, 16:45 | Bota

“Të gjithë përpjekjet tona në Ukrainë, kishin të bënin me zgjedhjet e 2020-tës, dhe garantimin e një mandati të ri për presidentin Trump”.

Kështu tha në një intervistë për CNN, Lev Parnas, biznesmeni nga ish Bashkimi Sovjetik, i cili bashkëpunoi me avokatin personal të Donald Trump, për të shtyrë Ukrainën të hetonte Joe Biden.

Parnas gjatë intervistës për CNN

 “Gjithçka u bë ekskluzivisht për të, por unë mendoja se ishte lideri ynë, shefi, presidenti. Gjithçka lidhej me zgjedhjet e 2020-të, për t’i garantuar 4 vite të tjera”, tha biznesmeni, duke shtuar se “kështu e shihnin të gjithë. Për të ishte shumë e rëndësishme të qëndronte për 4 vite të tjera në pushtet. Nuk kishte asnjë arsye tjetër”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/09/25/skandali-me-ukrainen-demokratet-nisin-procedurat-e-shkarkimit-te-trump/

A2 CNN Livestream

Latest Videos