Skandali me uniformat e policisë, ish-drejtoresha e arrestuar i kërkon SPAK-ut celularin e sekuestruar

Nga A2 CNN
2 Shtator 2021, 11:36 | Kronikë
Skandali me uniformat e policisë, ish-drejtoresha e arrestuar i kërkon

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, i kërkoi SPAK t'i kthejë telefonin e sekuestruar pas arrestimit të saj. Por, Gjykata e Posaçme e rrëzoi këtë kërkesë.

Sipas Gjykatës së Posaçme, telefoni nuk mund të kthehet pasi nevojitet ekzaminimi i plotë i komunikimeve të kryera përmes tij, për llogari të hetimit të nisur.

Naqellari, ish-drejtoreshë e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, po hetohet nga SPAK për "shkelje të barazisë në tendera", lidhur me tenderin 2,8 miliardë të uniformave të policisë. Naqellari u arrestua më 10 korrik bashkë me 9 persona të tjerë të akuzuar për "shpërdorim detyre" dhe "shkelje të barazisë në tendera".

Pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e saj për zbutje të masës së sigurisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/25/skandali-me-uniformat-gjykata-e-posacme-nuk-ndryshon-masen-e-nje-prej-te-arrestuarve/
https://a2news.com/2021/07/12/gjkko-le-ne-fuqi-masat-e-sigurise-per-9-zyrtaret-e-tenderit-te-uniformave-te-policise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos