Skema e pensioneve “gropë”, KLSH: Mbetet në “fije të perit”, duhen ndryshime në sistem

Nga A2 CNN
5 Shtator 2022, 15:11 | Ekonomi
Skema e pensioneve “gropë”, KLSH: Mbetet në “fije

Gropa te pensionet vijon të thellohet, ndërsa skema mbahet “në këmbë” vetëm falë buxhetit të shtetit. Në këtë përfundim del Kontrolli i Lartë  Shtetit pas një raport-auditi në Institutin e Sigurimeve Shoqërore ku sugjeron ndryshime në sistemin e pensioneve.

Një kolonë e dytë e cila detyron bizneset dhe qytetarët të paguajnë kontribute shtesë me qëllim pasjen e një pensioni të denjë në pleqëri është një nga mekanizat që sipas aktorëve të tregut do të ndihmonte në lehtësimin e skemës.

Nxitja e punësimi, rritja e pagave e sidomos lufta ndaj informalitetit janë të tjera instrumente që do i jepnin frymëmarrje sistemit në kolaps të pensioneve.

Deficiti i skemës së pensioneve, të ardhurat e munguara nga pagesa e sigurimeve që duhet të mbulohen nga buxheti arrijnë në rreth 1.7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos