Skënderbeu bie në Gjirokastër, Luftëtari merr frymë lirisht

Nga A2 CNN
30 Mars 2019, 16:11 | Futboll
Skënderbeu bie në Gjirokastër, Luftëtari merr frymë

Luftëtari ka marrë një fitore tepër të rëndësishme kundër Skënderbeut në javën e 26 të Kategorisë Superiore, që i lejon të marrë frymë më lirisht pasi shkëputet edhe më shumë nga zona “e ftohtë” e klasifikimit. Gjirokastritët mundën të shënonin vetëm në minutat e fundit, kur Dunga, pak centimetra nga porta e boshatisur arriti të devijoi topin në rrjetë pas një zbritje nga krahu i majtë.

Korçarët pësuan kështu humbjen e 11 sezonale, pasi nuk arritën të shfrytëzonin rastet e mira që patën për shënim, ku goditën dy herë shtyllën dhe traversën e portës kundërshtare. Luftëtari e nisi më mirë pjesën e dytë dhe, pavarësisht se me kalimin e minutave dy skuadrat u tërhoqën në mbrojtje për të mos rrezikuar, vendasit arritën të shënonin dhe të merrnin fitoren. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos