
Tjetër hap fals për Tiranën në kampionat, këtë herë ndaj Skënderbeut në Korçë.
Kryeqytetasit nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola, në një ndeshje me dyluftime të shumta në mesfushë, por që munguan rastet e pastra të shënimit.
Bardheblutë bënë shumë pak për të marrë fitoren në Korçë, ndaj një Skënderbeu, që përveçse mbrohej me forca të shumta, disa herë doli kërcënueshëm në kundërsulm.
Pavarësisht këtij rezultati, Tirana mbetet në vend të parë të klasifikimit edhe nëse Kukësi fiton në ndeshjen e radhës. (A2 Televizion)