All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Trajneri i ri, Duka prezanton Edy Rejan, zyrtarizohet të martën

Nga A2 CNN
15 Prill 2019, 16:12 | Futboll
All - Paragraf - 1

Asambleja e zakonshme vjetore e Federatës Shqiptare të Futbollit ishte edhe shansi më i mirë që Armand Duka t’i prezantonte anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv zgjedhjen e bërë, për të emëruar Edy Rejan në stolin e Kombëtares.

Pas punimeve në kohë rekord të Asamblesë, anëtarët e organit më të lartë vendimmarrës zhvilluan mbledhjen me dyer të mbyllura ku u komunikua tekniku i ri kuqezi, i cili pritet të mbërrijë këtë të martë në Shqipëri, me zyrtarizimin që është çështje orësh.

Edoardo (Edy) Reja, në pritje të zyrtarizimit
All - Paragraf - 3

Në fakt Asambleja ka marrë kohen e vet, tashmë që kemi mbaruar Asamblenë, detyra shumë e rëndësishme për në është plotësimi i stafit të kombëtares brenda kësaj jave”, tha Duka.  

Duka komentoi dhunën e rikthyer në futboll, këtë herë në kategorinë e parë në dy sfida direkte, Besa-Bylis dhe Veleçiku-Shën Kolli.

“Tryeza me kryeministrin ka dhënë efektet e saj, për të bërë ndryshime imediate dhe në perspektivë. Futbolli është gare, emocion,  mund të shfaqen probleme të tilla problemi është sesi sillemi ne me këto fenomene, vijoi kreu i FSHF-së.

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme

Përfundimi i punimeve në Arenën Kombëtare është një tjetër çështje e momentit, me kreun e federatës që vendos sërish muajin qershor si afat për mbylljen e punimeve, edhe pse kjo periudhë duket shumë e vështirë të arrihet.

Problemet financiare, vonesat në pagesa, vjen rregulli që mbron sportistët

All - Paragraf - 7

Mes vendimeve më të rëndësishme të marra në Asamblenë e Zakonshme të futbollit, klubet dhe shoqatat anëtare miratuan propozimin që FSHF të bëhet pronare e vetme e të drejtës televizive të kampionatit.

Gjithashtu, prej problemeve të theksuara me pagat e prapambetura të klubeve shqiptare ndaj futbollistëve, u vendos që afati i shlyerjes së detyrimeve të ulet në 30 ditë, nga tre muaj që ishte deri më tani.

Asambleja vendosi edhe përjashtimin e 7 klubeve anëtare, të cilat nuk janë aktive prej të paktën një viti dhe miratoi si anëtarë të rinj pesë klube të rinj. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos