
Mes vendimeve më të rëndësishme të marra në Asamblenë e Zakonshme të futbollit, klubet dhe shoqatat anëtare miratuan propozimin që FSHF të bëhet pronare e vetme e të drejtës televizive të kampionatit.
Gjithashtu, prej problemeve të theksuara me pagat e prapambetura të klubeve shqiptare ndaj futbollistëve, u vendos që afati i shlyerjes së detyrimeve të ulet në 30 ditë, nga tre muaj që ishte deri më tani.
Gjithashtu, Asambleja vendosi përjashtimin e 7 klubeve anëtare, të cilat nuk janë aktive prej të paktën një viti dhe miratoi si anëtarë të rinj pesë te tjerë. (A2 Televizion)