
Futbollistët dhe pasuria e tyre shpesh herë kanë qenë objektiv kryesor i hajdutëve, për shkak të luksit të madh ku ata jetojnë.
Këtë herë, viktima e radhës ishte pikërisht ish-lojtari i Bayern Munchen, Franck Ribéry.
Francezi hyri në një qendër tregtare në Salerno, dhe kur doli prej aty nuk e gjeti më makinën ‘Fiat 500’ me të cilën kishte shkuar.
Dy kriminelët nuk e dinin se kush e kishte makinën dhe vepruan të pashqetësuar. Hetimet bënë të mundur gjetjen e identitetit të njërit prej tyre, i cili u arrestua nga karabinierët e Pontecagnano-s, ndërkohë që bashkëpunëtori është aktualisht në kërkim. (A2 Televizion)