Skocia rikthehet “në skenë” pas 23 vitesh, Spanja dhe Suedia “në raundin e dytë”

Nga A2 CNN
14 Qershor 2021, 13:58 | Futboll
Skocia rikthehet “në skenë” pas 23 vitesh, Spanja dhe

Ndeshjet e ditës në Euro 2020

Ora 15:00: Skoci - Republika Çeke (Grupi D)

Ky është momenti që Skocia ka pritur që prej vitit 1998. Kjo është ndeshja e tyre e parë në fazat finale të një turneu prej 23 vitesh, dhe do të luajnë kundër Republikës Çeke, të cilët i kanë mposhtur dy herë vitin e kaluar në UEFA Nations League. “Skocia nuk do të jetë një sfidë e lehtë për ne, por ne jemi përgatitur mirë dhe jemi gati”, u shpreh sulmuesi çek, Michael Krmencik.

Ora 18:00: Poloni - Sllovaki (Grupi E)

Nëntë vjet nga shënimi i golit të tij të parë në EURO 2012, Robert Lewandowski është lojtari më i rëndësishëm për Poloninë të cilën e udhëhoqi deri në çerekfinale për EURO 2016 ku u mposht nga Portugalia. Fokusi më i madh i Sllovakisë do të jetë të ndalojnë Lewandowskin. “Është një sfidë e madhe, jo vetëm për mua, por për të gjithë skuadrën”, paralajmëroi qendër-mbrojtësi, Lubomir Satka. “Shpresoj që djemtë e tjerë të më ndihmojnë”.

21:00: Spanjë - Suedi (Grupi E)

Të dyja skuadrat e njohin shumë mirë njëra-tjetrën pasi bënin pjesë në grupin për kualifikueset e EURO 2020. Spanja ka mposhtur 3-0 Suedinë në Madrid, ndërsa në ndeshjen e kthimit ka barazuar 1-1. “Fakti që startojmë kundër Spanjës është një kënaqësi shumë e madhe”, u shpreh 21-vjeçari, sulmuesi i Suedisë, Alexander Isak, i cili e njeh shumë mirë Spanjën pasi luan në kampionatin spanjoll me Real Sociedad dhe ka shënuar 17 gola këtë sezon. Spanja ka më shumë gjuajtje (227), kontroll më të madh të topit (70%) dhe përqindjen më të lartë të pasave (91%) se çdo skuadër tjetër të kualifikuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos