Emocione dhe spektakël, “Tulipanët” mposhtin Ukrainën e Shevchenko-s

Nga A2 CNN
13 Qershor 2021, 22:51 | Futboll

Rikthehet Holanda e madhe. 13 vjet nga hera e fundit, përfaqësuesja e tulipanëve fiton një ndeshje të Kampionatit Europian të futbollit dhe këtë e bën në debutimin në Euro 2020. Djemtë e Frank De Bur mposhtën në një përballje spektakolare Ukrainën, 3-2.

Gjithçka ndodh në pjesën e dytë me tulipanët që gjejnë avantazhin me Vajnaldum në minutën e 52 që shfrytëzoi një rrëmujë në zonë duke dërguar topin në rrjetë. 7 minuta më vonë një tjetër gafë në prapavijën ukrainase i mundëson Holandës dyfishimin e rezultatin, këtë herë me Ueghorst.

Ukraina nuk dorëzohet dhe gjen forca për të ngushtuar rezultatin me një gol spektakolar të Andrij Jarmolenko. Pak sekonda dhe skuadra e Andrij Shevcenkos shtang Holandën duke barazuar sfidën me golin e Jaremcuk.

Atëherë kur u mendua se Holanda do të vazhdonte të vuante makthin e evropianeve, Dumfris nderon skuadrën, ndërsa ngrihet mbi të gjithë në zonë dhe dërgon me kokë topin në rrjetë. Minutat e fundit janë shumë të luftuara, por kombëtarja Holandeze ja del të menaxhojë rezultatin dhe të marrë 3 pikë të çmuara në objektivin për të fituar grupin C. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/13/yarmolenko-shenon-golin-me-te-bukur-deri-tani-ne-europian/

A2 CNN Livestream

Latest Videos