Pas humbjes me Austrinë, Bardhi: Në disa momente ishim më mirë, jemi ende gjallë, kemi edhe dy ndeshje

Nga A2 CNN
13 Qershor 2021, 22:09 | Futboll
Pas humbjes me Austrinë, Bardhi: Në disa momente ishim më

“Është e vështirë që të luftosh ndaj më të mirëve. Mendoj se në momente të veçanta ne ishim më të mirë, por ata i shfrytëzuan rastet dhe ky është futbolli”.

Kështu u shpreh pas debutimit në Europian me humbjes 3-1 nga Austria ylli i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi.

Megjithatë, ai theksoi se Maqedonia ka ende shpresa pasi janë edhe dy ndeshje për t’u luajtur. “Jam i lumtur që jemi këtu, më gëzon fakti se ekipi është gjallë, kemi edhe dy ndeshje. Do të shohim se ku janë gabimet tona, do i analizojmë të gjitha ato. Gjatë këtyre ditëve do të pushojmë mirë dhe të besojmë se do luajmë edhe më mirë në ndeshjet e radhës”, tha Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos