“T’i japim trajnerit lamtumirën e duhur”, Neuer zbulon objektivin “modest” të Gjermanisë

Nga A2 CNN
14 Qershor 2021, 14:45 | Futboll
“T’i japim trajnerit lamtumirën e duhur”, Neuer zbulon

Kapiteni Manuel Neuer, deklaroi në një intervistë për UEFA-n se Gjermania duhet të arrijë të paktën deri në gjysmëfinalen e Euro 2020, për të përmbyllur si duhet periudhën 15-vjeçare në drejtim të kombëtares nga Joachim Low.

“Është e rëndësishme për ne që t’i japim trajnerit lamtumirën e duhur dhe kjo do të arrihej nëse dalim me sukses nga ky turne. Ai ka korrur shumë suksese me kombëtaren dhe e meriton një lamtumirë të tillë. Është shumë e rëndësishme për ne si lojtarë, të gjithë duan të japin gjithçka që kanë në këtë turne, në mënyrë që t’i japim trajnerit një dhuratë të madhe dhe arrijmë, të paktën, deri në gjysmëfinale”, tha Neuer.

Gjermania e ka fituar 3 herë Kampionatin Europian, po aq sa Spanja, ndërsa në dy edicionet e fundit ka arritur një herë në finale (2008) dhe dy herë në gjysmëfinale (2012 dhe 2016). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos