“Skuadër bombarduesish pandemikë”, plani i Bill Gates për të parandaluar pandemitë e ardhshme

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2021, 08:40 | Bota
“Skuadër bombarduesish pandemikë”, plani i Bill Gates

Që kur u bënë me dije rastet e para të Covid-19, Bill Gates ka dhënë këshilla mbi aspekte si ndalimi i përhapjes së virusit, vaksinat dhe përpjekjet që duhet të bëjnë shtetet e ndryshme në betejën kundër koronavirusit.

Tani, bashkëthemeluesi i Microsoft ka prezantuar një propozim për të parandaluar pandemitë e ardhshme. Sipas Bill Gates, na duhet “një skuadër bombarduesish pandemikë”.

https://a2news.com/2021/01/27/bill-dhe-melinda-gates-duhet-te-pergatitemi-per-pandemine-e-radhes/

“Nuk duhet të lejojmë që pandemitë të na kapin sërish të papërgatitur. Së pari, na duhet të gjejmë vatrat e sëmundjes shumë shpejt dhe kudo që ka vatra. Për këtë, nevojitet një sistem në shkallë të gjerë. Shtylla e këtij sistemi do të jenë testimet. Sapo të zbulohet një patogjen shumë infektues apo i panjohur, “skuadra e bombarduesve pandemikë” do të hyjë në aksion. Do të jenë rreth 3000 ekspertë të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo krize të mundshme, në çdo moment, në çdo cep të botës”, u shpreh Gates. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/27/bill-gates-i-shokuar-nga-teorite-e-cmendura-konspirative-qe-e-lidhin-me-origjinen-e-covid-19/

A2 CNN Livestream

Latest Videos