Nuk mjaftojnë 20 minuta të mira të përballosh një kundërshtar të nivelit të Polonisë. Një skuadër e ç’ekuilibruar dhe mungesë e theksuar koordinimi. Gabime në rreshtim, mesfushë konfuze dhe krahët që shtyjnë pak. Kjo është tabloja e Kombëtares në përballjen me një prej ekipeve më të mira të grupit. Reja gaboi në zëvendësime dhe për më tepër ishin shumë të vonuara. Veprimet individuale të ndonjë futbollisti nuk e ngritën dot nivelin e skuadrës. (A2 Televizion)

Berisha 5.5 - U përgjigj mirë në shumë raste, ndërkohë që në rastet e golave ishte braktisur. është i sigurt kur dhe pjesa tjetër e skuadrës i vjen në ndihmë. 
Kumbulla 5 - Nuk ka konsistencë në lojën e tij. Nuk është shumë i disiplinuar taktikisht. 
Ismajli 5.5 - Gabon shumë në rreshtim dhe nuk përshtat veçanërisht kur skuadra kapet në kundërsulm. 
Gjimshiti 6 - është padyshim futbollisti më i kompletuar i Kombëtates, sa në shumë raste duket se e bën mbrojtjen i vetëm. 
Trashi 6 - Një ndeshje shumë e mirë. Lojtar i disiplinuar dhe me shumë pjekuri 
Hysaj 5 - është krejtësisht i padisiplinuar dhe në shumë raste prishte edhe rreshtimin e skuadrës. 
Gjasula 6.5 - Një gjenerator i lojës së skuadrës. Pasime dhe korridore të shkëlqyera për sulmuesit. Shumë i saktë edhe në fazën mbrojtëse 
Abrashi 5.5 - Vrapon shumë, por nuk ka qartësi në lojën e tij. Shpesh i pakoordinuar. 
Bare 4.5 - Një ndeshje shumë e dobët, në kuadrate të vogla dhe pa asnjë ide. 
Manaj 5 - Ka forcë, dëshirë, por nuk ka qartësi dhe dehet nga individualizmi. 
Cikalleshin 6.5 - Lojtari më të formë. Një gol i shkëlqyer, por edhe shumë veprime të shkëlqyera në zonën polake 
Reja - E ka patur në kokën e tij ndryshe ndeshjen, por nuk e interpretoi skuadra. Gaboi dhe vonoi shumë zëvendësimet.